Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka bërë një rrugë e dy punë. Ai ka treguar me anë të disa postimve në rrjetet sociale se gjendet në ujërat e Detit Adriatik, në Durrës.

I veshur mjaft sportive me bluzë Ferrari dhe hipur mbi një jaht Gjuzi ka dashur që të njihet me respektimin e ligjit për mjetet e ujit, dhe ka dalë në konkluzionin se gjithçka shkon si duhet.

“Sot lundrim pune me jaht ne brigjet e prefektures DurresQytetaret respektojne rigorozisht ligjin po ashtu edhe skafet sportive. Shoqeruar me miq durrsake dhe zyrtarisht i shoqeruar nga sekretar per mbrojtjen e te denuarve dhe perndjekurve ido xhevdet pashaj gj.k”- shkruan Gjuzi.

Në një foto pasuese ai me dy gishtat lart shkruan: Liri Demokraci 1990 do të ndodhë 2019.