Gjykatës të përlyer me gjak
Nuk është e thënë që të jesh doraci që të quhesh vrasës. Vrasës janë edhe ata që urdhërojnë ekzekutimin e kundërshtarëve të tyre. Vrasës janë edhe ata gjyqtarë që me vendimet e tyre skandaloze lirojnë nga burgjet kriminelë që kanë vrarë në mes të ditës dhe u japin ndëshkime qesharake.
Nuk është e thënë që të jesh doraci që të quhesh vrasës. Vrasës janë edhe ata që urdhërojnë ekzekutimin e kundërshtarëve të tyre. Vrasës janë edhe ata gjyqtarë që me vendimet e tyre skandaloze lirojnë nga burgjet kriminelë që kanë vrarë në mes të ditës dhe u japin ndëshkime qesharake.
Sot Presidenti i Republikës njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë duhet të shkarkojë gjyqtarët që liruan personin që në 2011-n i mori jetën një 22-vjeçari. Sot kryeprokurori duhet të japë urdhër-arrest për këta gjykatës të korruptuar.
Sot policia duhet t'i arrestojë dhe t'i vendosë pas hekurave këta sekserë të Drejtësisë. Pas dy vitesh burg ky individ u la i lirë dhe ja ku jemi sot duke numëruar viktimat në rrugët e përgjakura të Tiranës.
Dy vjet dënohet dhe një person që ka vjedhur pula në ndonjë kotec, dy vjet dënohet edhe një i papunë që ka vjedhur energji se s’ka lekë ta paguajë atë. Nëse nuk dënohen këta gjykatës që japin padrejtësi në dyert e gjykatave kjo histori do përsëritet e ripërsëritet.
Ata katër viktima sot në rrugë nuk i vrau Konstandini i cili është i dyshuari kryesor, por gjykata që e la të lirë. Kot që lodhet policia duke arrestuar kriminelët pasi togat e zeza i nxjerrin të lirë dhe të panjollosur. Policia nga ana e saj nuk duhet të humbasë energjitë duke bërë kontrolle nëse shoferët kanë fasho dhe jod në makinë, por të bëjnë kontrolle për armë, të piketojnë kriminelët që bredhin të lirë lart e poshtë.
Nëse parkon keq makinën, për 5 minuta e ke gjobën mbi xham, atëherë si ka mundësi që policia nuk është kaq efiçente edhe me kriminelët siç janë me popullin e thjeshtë?! Shteti me vullnet vendosi të hynte në
Lazarat dhe e arriti. Shteti me vullnet vendosi t'i japë fund vjedhjes së energjisë dhe shpresojmë t'ia dalë. Por shteti para vjedhësve të energjisë elektrike duhet të bëjë një aksion më të madh, më jetik, të pastrojë rrugët nga kriminelët.
Të pastrojë gjykatat nga togat e zeza të zhytur deri në grykë me padrejtësi dhe korrupsion. Në të kundërt shqiptarët do i gjeni ose duke kërkuar azil politik, aq shumë janë shtuar kërkesat saqë rrezik BE do na rivendosë vizat, ose duke aplikuar për llotari amerikane ose ose të shtrirë në rrugë si katër të vrarët sot te Rruga e Elbasanit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
20.5%
-
Të gabuar
78.4%
-
Nuk e di
1.1%
Vota total: 88
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42