Gjykatësit dhe prokurorët e
avokatët e rinj në provim kualifikimi

Gjykatësit dhe prokurorët e<br />avokatët e rinj në provim kualifikimi
TIRANE- Gjykatësit, Prokurorët dhe Avokatët e rinj do të japin provim kualifikimi përpara se të fillojnë punë. Ky provim do të organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Drejtësisë për të gjithë studentët, pasi të përfundojnë studimet 5-vjeçare në fushën e drejtësisë. Nisma e re është bërë publike nga deputetja Vasilika Hysi, relatore e projektligjit për Arsimin e Lartë në Komisionin e Ligjeve dhe është sugjeruar nga Komisioni për Reformën në Drejtësi.

“Programet e integruara të studimit në fushën e drejtësisë realizohen me 300 kredite në kohëzgjatje prej 5 vjetësh. Personat që kanë realizuar studimet e integruara në drejtësi ose një program të ciklit të dytë të studimeve, mund të vazhdojnë kualifikimet në shkollat e larta profesionale për përgatitjen si gjyqtarë, prokurorë, avokat, avokat shteti, noter, përmbarues privat ose shtetëror, ndërmjetës dhe jurist në sektorin publik, pasi të kenë përfunduar provimin kualifikues shtetëror në drejtësi.

Provimi kualifikues shtetëror organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Drejtësisë, mbi bazën e rregullores për organizimin e provimit kualifikues shtetëror, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, - janë nenet që shtohen sipas deputetes Vasilika Hysi. Nga ana tjetër depuetja Hysi, konfirmoi për gazetën se: “Ky provim do të jetë njëfarë provimi shteti, njësoj si ai që zhvillohet sot për mësuesit”. Në Komisionin e Ligjeve deputetët vazhdojnë diskutimet nen për nen për ndryshimet në ligjin për Arsimin e Lartë, duke ripërcaktuar nga ana juridike një pjesë të neneve.

Komisoni i Ekonomisë
Ndërkohë që komisionet parlamentare po diskutojnë ndryshimet në projektligjin për Arsimin e Lartë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ka prezantuar ata para deputetëve në Komsionin e Ekonomisë. Për ministren Nikolla financimi i universiteteve do të bëhet duke u bazuar te cilësia dhe jo te ndarja aritmetike.

”Universitetet nuk do të financohen më sipas logjikës së ndarjes aritmetike, bazuar në numrin e studentëve dhe pedagogëve, por do të financohen në përputhje me standardet e cilësisë që do të konfirmohen nga procesi i akreditimit dhe një seti treguesish sipas një kodi cilësie. Kjo mënyrë e re financimi do të rris konkurrencën dhe do të stimulojë punën dhe përpjekjet e universiteteve drejt standardeve të cilësisë”, - tha Nikolla. Një risi e projektligjit për Arsimin e Lartë do të jenë bursat që do të jepen edhe për shpenzimet e jetesës.

“Ajo shumë parash që deri tani shpërndahej në mënyrë proporcionale, pas asnjë seleksionim apo orientim mes masës së studentëve, sipas ligjit të ri, do shpërndahet në mënyrë të orientuar në tre kategori studentësh, studentët e ekselencës, studentët që ndjekin degët me interes kombëtar, si dhe studentët që kanë meritën por nuk kanë mundësi ekonomike. Bursat krahas tarifës së studimit do të përfshijnë edhe shpenzimet e jetesës” , - u shpreh Ministrja e Arsimit para deputetëve.

Nga ana tjetër Nikolla pranoi se një pjesë e fondve publike do të shkojnë dhe për privatët por kjo shifër, sipas saj është shumë e ulët. “Privatët marrin fonde publike nga bursat e studentëve të ekselencës, nëse këta zgjedhin të shkojnë në një universitete privat, si dhe nga fondi i kërkimit shkencor dhe kjo është më pak se 1% e fondit publik”, - theksoi Nikolla. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të sqarojë tarifat që do paguajnë studentët për regjistrim, duke qënë se janë katër të tilla. Projektligji për Arsimin e Lartë u miratua në parim nga Komisioni i Ekonomisë.
 
Provimi kualifikues shtetëror në drejtësi
 
Pika 1
Programet e integruara të studimit në fushën e drejtësisë realizohen me 300 kredite në kohëzgjatje prej 5 vjetësh.

Pika 2
Personat që kanë realizuar studimet e integruara në drejtësi ose një program të ciklit të dytë të studimeve, mund të vazhdojnë kualifikimet në shkollat e larta profesionale për përgatitjen si gjyqëtarë, prokurorë, avokat, avokat shteti, noter, përmbarues privat ose shtetëror, ndërmjetës dhe jurist në sektorin publik, pasi të kenë përfunduar provimin kualifikues shtetëror në drejtësi.

Pika 3
Provimi kualifikues shtetëror organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Drejtësisë mbi bazën e rregullores për organizimin e provimit kualifikues shtetëror në drejtësi e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn