Gjykata Administrative
shtyhet shqyrtimi i pr/ligjit

Gjykata Administrative<br />shtyhet shqyrtimi i pr/ligjit
TIRANE- Projektligji për Gjykatën Administrative nuk do të futet për shqyrtim për të paktën edhe dy javë, pavarësisht njoftimit publik të pak ditëve më parë të kryeparlamentares Jozefina Topalli, në takimin me drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Burime nga Komisioni parlamentar i Ligjeve thanë dje se arsyeja është se do të shqyrtohen fillimisht ndryshime në Kodin Penal. Këto parashikojnë diskutimin e të paktën 4 projektligjeve, ç'ka sipas të njëjtave burime, do të marrë jo pak kohë në komision. Nga ana tjetër, në Partinë Socialiste është ngritur një grup pune për rishqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ky grup pritet të propozojë disa amendamente për projektligjin në fjalë, ku nuk përjashtohet mundësia që propozimet të kenë të përfshirë edhe 22 rekomandimet e ndërkombëtarëve për ndryshimin e projektligjit.

Vitin e kaluar, para tentativave për të votuar projektligjin në fjalë, ekspertët ligjore të OSBE-së, USAID-it dhe të misionit EURALIUS kërkuan që të merren masat financiare për ngritjen e strukturës së gjykatës, të përcaktoheshin kriteret për emërimin e gjyqtarëve, apo që të mos shfuqizoheshin menjëherë nenet e ligjit për Komisionin e Shërbimit Civil, sikurse parashikonte projektligji në fjalë. Tashmë të dy kampet politike kanë shprehur vullnetin për të votuar këtë projektligj deri në fundin e muajit mars.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë