Gjykata administrative, ngrihet
Kolegji në Gjykatën e Lartë

Gjykata administrative, ngrihet<br />Kolegji në Gjykatën e Lartë
TIRANË – Komisioni i ligjeve votoi me konsesus propozimin e socialistëve për ngritjen e Kolegjit Administrativ, i cili do të shqyrtojë konfliktet e biznesit.
Sipas propozimit të deputetëve të majtë, ky kolegj do të përbëhet nga 5 gjyqtarë dhe do të jetë strukturë e posaçme e Gjykatës së Lartë.
Demokratët saktësuan dhe struktura dhe përbërja e Gjykatës së Lartë nuk janë pjesë e diskutimeve për projektligjin “Për Gjykatën Administrative”, i cili po debatohet këto ditë në komisione.
Palët kanë rënë dakord që, në Gjykatën e Shkallës së Parë, rastet e konfliktit do të shqyrtohet nga vetëm një gjyqtar.
Ndërsa, sa i takon mosmarrëveshjeve për kontratat, këto raste do të shqyrtohen nga një trupë prej 3 gjyqtarësh.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet