TIRANE- Gjykata Administrative do te nisë funksionimin në datën 4 nëntor. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së KLD disa ditë më parë, ku ishte i pranishëm ministri i ri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ky i fundit kërkoi që më parë të plotësoheshin të gjitha vendet vakante në gjykatën e Lartë, megjithatë, pranoi që puna të nisë në nëntor.
Nisja nga puna e Gjykatës Administrative në 4 nëntor e shton edhe më tepër konfuzionin dhe duket se e ka ngrirë përkohësisht aktivitetin e Komitetit të Shërbimit Civil Kjo edhe për vetë faktin se mungon trupa administrative në Gjykatën e Lartë, që do të mbyllte ciklin e ankimimit.
Nga 1 prilli 2014, Komitetit të Shërbimit Civil kthehet në institucion mbikëqyrës dhe jo vendimmarrës për ankesat që vijnë nga ana e atyre nëpunësve që preken nga lëvizjet në administratë. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, numri i nëpunësve civile shkon në rreth 35 mijë vetë, pasi shtohet administrata e Komunave dhe punonjësit e policisë. Gjykata Administrative e lehtëson punën për ankimimet.
Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com