Gjykata: Burg Guvernatorit!
Ardian Fullani s'pranon akuzat

TIRANE - Gjykata e Tiranës paraditen e së dielës i ka qëndruar vendimit të dhënë në mungesë ndaj Fullanit, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Kreu i institucionit më të lartë financiar në vend, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani  do të qendrojë në qelinë e paraburgimit në institucionin e vuajtjes së dënimit numër  302 në kryeqytet, aty ku ndodhet dhe Ardian Bitraj, ndërsa do të hetohet për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. Ardian Bitraj ishte përgjegjës i arkës stok dhe është personi që ka thënë para drejtësisë se e ka kryer i vetëm vjedhjen e parave nga thesari i shtetit në Linzë, për plot 4 vjet.

I veshur me kostum e kollare, por këtë radhë jo për të shkuar në takime zyrtare të niveleve të larta, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është paraqitur rreth orës 11:00 të së Dielës në Gjykatën e Tiranës, ku është ulur në bankën e të akuzuarit pas kafazit të hekurt.
 
Guvernatori ne pritje te shkarkimit nga Kuvendit, pas propozimit të Këshilli Mikëqyrës te BSH ku ai vetë është anëtar, është përballur për herë të parë me gjyqtaren Blerina Muca që firmosi në mungesë arrestin ndaj tij, dhe prokurorin Ramadan Troci, personin që kërkoi urdhër-arrestin e Guvernatorit. Ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka kerkuar lirimin.

Të njëjtin vendim ne seancen me dyer te mbyllura, Gjykatësja Muca rikonfirmoi edhe për Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe të arrestuar të Premten bashkë me Guvernatorin. Po ashtu, Golemi eshte deklaruar e pafajshme perballe skandalit te vjedhjes se parave nga thesari duke kerkuar lirine e saj.

Menjëherë pas masës së sigurisë Guvernatori Fullani është dërguar në ambjentet e paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë, i njohur dhe si 302-shi si dhe në institucionin e vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” 313-a është dërguar vartësja e tij Elivar Golemi, e cila u bë e njohur me refuzimin publik që i bëri Parlamentit për të dëshmuar.

fullani me logo
(Ne foto: Guvernatori Fullani ne banken e te akuzuarit)

fullani me logo


Në video: Procesi gjyqësor ndaj kryeinspektores Elivar Golemi



golemi me logo
(Ne foto: Inspektorja e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise, Elivar Golemi ne banken e te akuzuares ne Gjykaten e Tiranes)
 

Avokatet: Do te apelojme, arrestimi i paligjshem
Nga ana tjetër dy avokatët Maksi Haxhia që mbron interesat e Fullanit dhe Fatos Shanaj që mbron interesat e Golemit, janë shprehur se dy arrestimet janë të paligjshme dhe se do kërkojnë menjëherë lirimin e klientëve të tyre. Sipas avokatëve ata do i drejtohen me një kërkesë gjykatës së Apelit, ku do kërkojnë menjëherë lirimin. Sipas avokatëve klientët e tyre nuk kanë kryer asnjë shkelje dhe se akuzat e prokurorisë janë të pabaza.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj