DURRES - Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e dy kunatave Vava në 2 shtator të 2014-ës. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke gjetur fajtor dhe dënuar me burgim përjetë Indrit Shaqjan, Vilson Elmazin dhe Artur Kaçanollin.

Tre të dënuarit akuzohen se kanë vrarë dy kunatat nga Durrësi, Gjinovefa dhe Elsa Vava, në tentativë për ti grabitur. Të rinjtë nuk i kanë shpëtuar dot dënimit me burgim të përjetshëm edhe pas pranimit të krimit nga një prej të arrestuarve, duke shfajësuar të tjerët.

Në seancën e kaluar, Indrit Shaqja i ekstraduar nga Spanja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se Vilson Elmazi dhe nipi i të moshuarave Artur Kacanoli nuk kanë marrë pjesë në vrasjen e tyre.

Avokatët kanë kërkuar një dënim më të lehtë pasi sipas mbrojtjes, të rinjtë nuk kishin si qëllim ekzekutimin e tyre dhe vrasja ka ndodhur pa dashje. Më 2 shtator të vitit 2014 tre të dënuarit torturuan e vranë dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç.

vilson elmazi indrit shaqa


kunatat vava durres

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)