Gjykata dënon Tahirin 700 mijë
lekë gjobë, shpifi për Rulin

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë, deputetin e Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri. Tahiri u padit nga Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli për shpifje, ndërsa gjykata e shkallës së parë ka vendosur që për dëmin moral, Sajmir Tahiri të dëmshpërblejë Rulin në vlerën materiale të 700 mijë lekëve.

Për Tahirin, ky është i disati gjyq, pasi më parë gjykata ka dënuar Tahirin për shpifje dhe ndaj fëmijëve të Kryeminstrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Dënimim me vlerë 5 milionë lekë si dëmshpërblim për Argita dhe Shkëlzen Berishën, gjykata e apelit e uli në 2 milionë lekë, ndërsa fëmijët e kryeminsitrit i janë drejtuar Përmbarimit për marrjen e parave nga deputeti Saimir Tahiri.

Aktualisht në gjykatën e Tiranës janë duke u zhvilluar dhe një sërë gjyqëesh ndërmjet anëtarëve të qeverisë dhe familiarëve të Kryeminsitrit me deputetët e Partisë Socialiste, ku ndër më të paditurit janë Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla.

Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë