Gjykata do të vendosë për 'fatin' e Metës, Berisha i del në mbrojtje: Kushtetuesja nuk mund të përdoret si “hanxhar” për fjalën e lirë

Gjykata do të vendosë për 'fatin' e Metës, Berisha i del në mbrojtje: Kushtetuesja nuk mund të përdoret si “hanxhar” për fjalën e lirë

Ilir Meta dhe Sali Berisha

1643552587_BERISHAAAA.jpg

Në betejën e Ilir Metës me Gjykatën Kushtetuese, e cilat pritet që të vendosë nëse do ta shkarkojë presidentin apo jo, Sali Berisha si aleat i Metës i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit. Berisha tha se asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e meriton atë vend nëse merr vendim për “fjalë”. Sipas Berishës është e pa pranueshme që të përdoret Gjykata Kushtetuese si një hanxhar për të prerë fjalën e lirë.

“Dua të shprehem për procesin dhe është histori politike e turpshme. Evokim i nenit 55 të Kohës së Diktaturës. Kurrë GJK një akt të një parlamenti militantë nën diktatin e një njeriut që kërkon pushtet absolut, nuk duhet ta merrte në shqyrtim. Të ndërmarrësh akt për Presidentin, shkarkimin, siç bëri parlamenti i shkuar, vetëm parlament nuk ishte. Po lexoja që Presidenti i Kroacisë do tërheq çdo ushtar edhe pse nuk kishte në Ukrainë.

Ndërsa kryeministri thotë se mendova se po fliste ndonjë gjeneral rus. Por nuk mendojnë se për fjalën ta marrë nismën e shkarkimit. Që gjykata të vendos duhen 5 vota. Një gjykatës që voton për deklarata publike, nuk e meriton atë vend. Le të thonë një mijë herë. Por për deklarata që janë bërë kjo shkon drejt ligjit të propagandës. Dhe nuk shkarkohet Presidenti nga kjo. Të përdorësh si hanxhar GJK për fjalën e lirë.”- tha Berisha në emisionin Log.

Edhe sot nuk pati një përfundim të seancës në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas disa orësh shpalosje të argumenteve nga mbrojtja e Metës, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së tyre për 48 orë kohë për t'i përgjigjur 72 pyetjeve që i janë bërë nga anëtarët e Kushtetueses. Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e hënë, ora 10:00.


Lajmi kryesor:

Sali Berisha del hapur kundër vetingut: Do votoj kundër në Kuvend


M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja