Gjykata e Apelit lë në paraburgim
ish-zëvendësministrin serb Ivanoviç

Gjykata e Apelit lë në paraburgim<br />ish-zëvendësministrin serb Ivanoviç
PRISHTINE- Gjykata e Apelit në Prishtinë ka hedhur poshtë kërkesën e politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç për t’u mbrojtur në gjendje të lirë. Ish-zëvendësministri serb për çështjet e Kosovës u arrestua tetë ditë më parë nën dyshime për krime lufte, së bashku me akuzat për vrasje të kryera pas luftës.

Ivanoviç iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe mbi të rëndojnë dyshimet krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000.
 
Arrestimi i tij nxiti reagime të përfaqësuesve serbë në veriun e Kosovës por edhe të zyrtarëve të Beogradit të cilët thanë se ky mund të jetë një veprim me motive politike.
 
Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës. Ai është kandiduar për këtë post edhe në zgjedhjet për kryetar të kësaj komunë që do të mbahen më 23 shkurt,  meqë kryetari i zgjedhur në votimet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Kërstimir Pantiç, dështoi të japë betimin duke kundërshtuar që t’u nënshtrohet ligjeve të Kosovës.
 
Përfshirja e komunave veriore në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina u bë e mundur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur ne prill të vitit të kaluar ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.

Marrë nga "VOA"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës