Gjykata e Apelit lë në burg të fortin
 e "Myslym Shyrit", Gjergj Cukali

Gjykata e Apelit lë në burg të fortin<br /> e
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg të fortin e "Myslym Shyrit", Gergj Cukali, i akuzuar për trafik droge. Cukali ishte koka i një grupi kriminal që vepronte në qytetin e Tiranës dhe kontrollonte tregun e shpërndarjes së drogës.

Ai dhe 9 të tjerë ranë në prangat e policisë në datën 12 korrik të këtij viti, gjatë një aksioni të uniformave blu në zonën e "Ali Demit". Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi 282 gr kokainë, 25 telefona celularë, 5 automjete dhe 15 çelësa makinash të ndryshme.

Fitimet e nga shpërndarja e kokainës arrinin deri në 50 mijë euro në muaj për të fortin e “Myslym Shyrit” dhe grupin e tij.

Tre ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa Cukali nuk u pajtua me vendimin dhe e ankimoi atë në Gjykatën e Apelit. Por edhe Gjykata e Apelit e la në burg Cukalin, me vendimin e marrë këtë të martë. 

Cukali është një personazh i njohur më parë për policinë, pasi është i përfshirë në pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?