SHBA/ Gjykata e Apelit: Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht

SHBA/ Gjykata e Apelit: Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht

Donald Trump

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht në lidhje me akuzat për komplot me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Gjykata e Apelit në Uashington hodhi poshtë të martën pretendimet e Trump se ai është imun nga ndjekja penale për aktet e dyshuara kriminale që kreu si president në përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 në një zinxhir ngjarjesh që çuan në sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Avokatët e Trump argumentuan se ish presidentët mbrohen nga ndjekja penale për veprimet e tyre zyrtare nëse nuk janë fajësuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë këtë pretendim, duke nënvizuar pasojat e mundshme të një imuniteti kaq të gjerë, raporton BBC.

Ish-presidenti pritet të apelojë kundër vendimit, që do të thotë se çështja mund të shkojë përfundimisht në Gjykatën e Lartë, ku konservatorët kanë një shumicë 6-3.

Rasti është një nga katër ndjekjet penale me të cilat përballet Trump, edhe pse ai mbetet kandidati kryesor i supozuar për nominimin presidencial republikan.

Aktakuza, e ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, akuzon Trump për presion ndaj ligjvënësve të shtetit, zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë dhe nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve duke përdorur pretendime të rreme për mashtrim të votuesve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Gjykata e Apelit i hoqi imunitetin, reagon ekipi i Donald Trump: Do apelojmë vendimin e gjykatës

1707239480_tru.jpg

Donald Trump

Ekipi i ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, iu përgjigj vendimit se ish-presidenti nuk është i imunizuar nga ndjekja penale për krimet e dyshuara që ai kreu gjatë presidencës së tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020.

"Nëse imuniteti nuk i jepet një presidenti, çdo President i ardhshëm që largohet nga detyra do të paditet menjëherë nga pala kundërshtare. Pa imunitet të plotë, një President i Shteteve të Bashkuara nuk do të ishte në gjendje të funksiononte siç duhet!", tha Steven Cheung, raporton CNN

Ai tha se Donald Trump do të apelonte vendimin, ku gjithashtu bëri apel për mbledhjen e fondeve pas vendimit.

Gjykata i ka dhënë Trumpit afat deri më 12 shkurt për të paraqitur një kërkesë urgjente për apelim në Gjykatën e Lartë. Nëse Trump nuk apelon vendimin, çështja do të kthehet në gjykatën e nivelit gjykues në Uashington, DC, sa më shpejt që javën e ardhshme për të vazhduar gjykimin e tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse