Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian për pavarësi të gjyqësorit
Zyra e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në Luksemburg
Bashkimi Evropian e intensifikoi luftën për sundim të ligjit në Poloni më 5 qershor, kur gjykata më e lartë e bllokut evropian e konfirmoi se Varshava nuk i kishte respektuar rregullat e BE-së për pavarësi të gjyqësorit.
Lidhur me këtë akuzë, Polonia, anëtare e BE-së, tashmë ka humbur mbi gjysmë miliardë euro në gjoba.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të hënën se reforma e drejtësisë e Polonisë e vitit 2019 ka shkelur ligjin e BE-së pasi Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut evropian, pretendoi se Gjykatës së Lartë polake i mungonte pavarësia dhe paanësia.
“Me vendimin e sotëm, Gjykata e lë në fuqi veprimin e Komisionit”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian lidhur me reformat gjyqësore në Poloni ka kohë që kanë filluar.
Më 27 tetor të vitit 2021, Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte vendosur që Polonia t’i paguante një milion euro në ditë për shkak se refuzoi ta pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.
Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë u shtuan në tetor të vitit 2021, kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore.
Gjykata Kushtetuese kishte thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Dhe, sipas saj, gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.
Vendimi shkaktoi një kundërshtim të ashpër nga Brukseli dhe zyrtarë të lartë të BE-së i kujtuan Polonisë se "një nga shtyllat e BE-së është përparësia e ligjit të BE-së". REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
5 Shkurt, 09:04
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
4 Shkurt, 16:50
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
3 Shkurt, 16:57
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
3 Shkurt, 15:27
-
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
3 Shkurt, 14:48
-
Që pas rizgjedhjes së Trump si president, euro në nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2022
3 Shkurt, 14:44