Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, vëllai i tij Maher al-Assad dhe kushëriri i tyre Atef Najib janë dënuar me vdekje nga Gjykata Penale e Damaskut pasi u shpallën fajtorë për krime të kryera gjatë luftës gati 14-vjeçare në Siri.
Sipas mediave të huaja Bashar al-Assad u shpall fajtor për vrasje të paramenduar, torturë dhe krime kundër njerëzimit, duke e dënuar me vdekje në mungesë.
Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e 202-ës, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.
Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut.
-
Duhet me denu keto tanet se e kane qelbe
Përgjigju






Komente
Komento