Gjykata e Durrësit liron turkun
e arrestuar për terrorizëm

Gjykata e Durresit ka lënë të lirë shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, i arrestuar pak ditë më parë në Portin e Durrësit, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia turke. Në seancën e zhvilluar këtë të premte, Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për turkun. Ndaj tij një gjykatë në Stamboll ka caktuar masën "arrest me burg" për "pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur".

Prokuroria e Durresit kërkoi caktimin e masës "arrest me burg" për efekt ekstradimi. Por gjykata, pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga policia gjyqësore, ka vendosur lirimin e tij nga salla e gjyqit. Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë në datën 8 të këtij muaji dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes ë tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara. Tre ditë më pas, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore”për veprat penale "Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave " dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”parashikuar në nenet 189 dhe 297 të Kodit Penal.

Po tre ditë më parë, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste. Ndërsa sot, Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata.

Gjykata e Durresit ka lënë të lirë shtetasin turk Muhammet Yasir Aydogmus, i arrestuar pak ditë më parë në Portin e Durrësit, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia turke. Në seancën e zhvilluar këtë të premte, Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për turkun. Ndaj tij një gjykatë në Stamboll ka caktuar masën "arrest me burg" për "pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur".

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’