ELBASAN - Gjykata e Elbasanit lë në burg pedagogun e gazetarisë Isidor Koti, i arrestuar në flagrancë për mitmarrje.
Gjatë seancës gjyqësore pedagogu i gazetarisë, Isidor Koti i ka mohuar akuzat e ngritura nga organi i akuzës ndaj tij.
Gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, ka lenë në fuqi pretencën e kërkuar nga prokurori Ritvan Suka, burg pa afat për pedagogun Koti i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Avokati mbrojtës, Ilir Gjevori e ka kundërshtuar këtë vendim të gjykatës duke e quajtur si të nxituar nga ana e trupit gjykues sepse klienti i tij nuk përbën rrezikshmëri në komunitet dhe duhet marrë parasysh edhe ana e tij pedagogjike.
Në pak muaj ky është rasti i dytë në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, që pedagogët janë nën akuzën e korrupsionit.
Ndërkaq burime nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor të Elbasanit kanë konfirmuar se janë nën hetim edhe disa pedagogë të tjerë të këtij universiteti për të cilët po punohet për dokumentimin ligjor të akuzave të ngritura ndaj tyre.
Pedagogu Isidor Koti i Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan ra në pranga, pasi një grup studentësh e kishin denoncuar atë për mitmarrje në këmbim të notave kaluese të provimeve të vjeshtës, me të cilët linte takime jashtë orarit të mësimit. Fillimisht policia i sekuestroi 1 milion lekë të vjetra të ndara në disa zarfe.
Në përfundim të seancën gjyqësore, pedagogu i gazetarisë Isidor Koti lëshoi një deklaratë shumë të fortë përpara kamerave duke thënë “këtu është pjell e krimit por unë nuk jam pjesë e saj”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com