ELBASAN - Dhoma Avokatisë së Elbasanit ka protestuar sot përpara ambienteve të Gjykatës së rrethit duke shprehur indinjimin ndaj arrestimit të kolegut të tyre Bujar Dyrmishi. Avokat Dyrmishi u konfliktua me gjykatësin Xheladin Karkini ditën e djeshme, pasi dyshohet se ky i fundit prej kohësh nuk i caktonte datën e një seance gjyqësore.
Ndërkaq, burime konfidenciale për A1 Report, bëjnë të ditur se për gjykatës Karkinin, ka pasur një sërë ankesash nga qytetarët dhe avokatët për neglizhencën që bënte në zbardhjen e vendimeve apo caktimin e datës së gjyqeve. Për këtë arsye ndaj tij ka pasur edhe një denoncim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD) i cili ka vijuar me hetime ndaj gjyqtarit. Kështu 2 inspektorë të KLD-së kanë sekuestruar të gjitha dosjet hetimore të ndjekura nga gjyqtar Xheladin Karkini, ndërsa pritet dhe një procedim penal nga Prokuroria ndaj gjyqtar në fjalë, për shpërdorim detyre.
Vetëm pak ditë më parë u zbulua skandali i moszbardhjes së vendimit nga gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku, i cili liroi Ilir Xhaken nga akuza e vrasjes, duke e shpallur të pafajshëm. Në 13 shtator, Ilir Xhakja vrau kryekomisarin Adem Tahiraj.
(er.ci/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com