Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)

Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)

Laboratori i kokainës në Frakull, aksioni i policisë shqiptare dhe i DEA-s

Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të dyshuara si të ardhura nga krimi.

Këto pasuri i përkasin Nikolin Gjolenës, i cilësuar nga SPAK edhe si financuesi i organizatës së narkotrafikut, që po ngrinte laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.

Gjolena mori 11 vite burgim nga procesi në GJKKO në 25 Qershor 2024. Në total për 11 anëtarët e organizatës u dhanë 89 vite burgim nga Gjykata e Posaçme. Me 10 vite u dënua edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Çervanaku.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve të realizuara dhe zbardhura për operacionin e vitit 2022, Nikolin Gjolena konsiderohej edhe si financues i blerjes së lëndës narkotike. Madje komunikonte edhe me një oficer policie, duke i dërguar kontaktin.

Komunikimet realizoheshin me kode dhe sipas SPAK, Gjolena komunikonte me efektivin dhe ky më tej me ish-kryekomunarin e Frakullës, Viktor Çervanaku. Në dosje janë të përfshirë edhe shtetas kolumbianë, që do bënin kimistin për të ekstraktuar kokainën nga plehu kimik ku ishte kamufluar.

Droga ishte vendosur prej muajsh në portin e Tivarit, derisa organizata në fjalë mori përsipër 24 tonë pleh kimik, të përzierë me 430 kilogramë kokainë. Operacioni u drejtua nga DEA amerikane, që e kishte ndjekur anijen që nga nisja në Amerikën e Jugut dhe deri në mbërritjen në Malin e Zi, me dorëzim të kontrolluar.

Gjatë operacionit në Shqipëri, pas zbulimit të bazës në Frakull të Fierit ku po ngrihej laboratori u prangosën Zenel Cervanaku, i cilësuar si porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim u shpall kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.  
 

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, N.Gj, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

Pasuritë e sekuestruara:
 1.     Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
 2.     Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;
 3.     Pasuri e llojit “aparatament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;
 4.     Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;
 5.     Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;
 6.     Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;
 7.     Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;
 8.     Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;
 9.     Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;
 10.   Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;
 11.    Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;
 12.   Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;
 13.   Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;
 14.   Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;
 15.   Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
 16.   Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;
 17.   Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
 18.   Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.
 19.   Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.
 21.   Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE