KORCE - Gjyakata e Faktit në qytetin e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 53-vjeçarin Albert Goskolli, i cili akuzohet për veprën penale të “përndjekjes”, pasi nëpërmjet një letre dashuri dhe fjalëve fyese ka shantazhuar të miturën me iniciale K.P, 14 vjeç. Nga gjykata bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, 53-vjeçari ka heshtur duke pranuar kështu akuzën e ngritur kundrejt tij.

Ngjarja u regjistrua në 28 mars në fshatin Mborje, pak kilometra larg Korçës, ndërkohë që mësohet se mes të akuzuarit dhe babait të 14-vjecares ka pasur lidhje miqësie dhe hyrje-dalje familjare.

Ka qenë pikërisht babai i vajzës së mitur, i cili ka denoncuar rastin në polici, duke deklaruar ndër të tjera se në datën 23.02.2013 vajzës së tij i ka mbëritur një letër nga 53 vjecari, letër e cila përmbante gjithashtu dhe fjalë fyese. Menjëherë pas denoncimit blutë e Korçës kanë arrestuar 53-vjeçarin për veprën penale të “Përndjekjes”.

Goskolli është babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët e fshatit Mborje, të cilët e kanë cilësuar si një rast të paprecedent.

Ky nuk është rasti i vetëm i shënuar në këtë fshat. Pak javë më parë, 26-vjeçari Nikolin Samara rrëmbeu dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë në një shtëpi të braktisur me një 13-vjeçare me iniciale M.G.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)