Gjykata e Korçës ka zhvilluar seancën për masën disiplinore të Zani Çaushit.

Gjyqi u zhvillua në datën 13.10.2020, ndërkohë që është pranuar kërkesa dhe shfuqizuar masa disiplinore dhënë ndaj të dënuarit Zani Çaushi me vendimin e këshillit disiplinor të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale Korçë.

Masa disiplinore është marrë në datën 03.04.2020, ndërsa nuk bëhet e ditur për çfarë është marrë kjo masë.

Nga ana tjetër Zani Çaushi është në pritje edhe të një seance tjetër për llogaritjen e ditëve të paraburgimit.