TIRANE- Ekstradimi i biznesmenit shqiptar të dënuar me 20 vite burg për trafik droge në Itali, tashmë cilësohet i dështuar totalisht. Kjo pasi në datën 29 janar të këtij viti Gjykata e Lartë, ka vendosur të refuzojë kërkesën e autoriteteve italiane, për ekstradimin e Gramos Murataj në Itali, me qëllim vuajtjen e dënimit në burgjet e këtij shteti. Burime pranë kësaj gjykate thanë se argumenti që togat e zeza kanë përdorur në këtë rast, është mungesa e garancisë së palës italiane, lidhur me sigurimin e jetës së biznesmenit Gramos Murataj në burgjet e këtij shteti, si dhe mos qartësimin, se cilin vendim do të vuante në Itali, pas ekstradimit.
Kjo pasi dënimi me 20 vjet burg është bashkim dënimesh për disa vepra penale. Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Lartë ka përdorur dhe disa argumente të tjera, duke vendosur të prishë dy vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe Gjykatës së Apelit, duke urdhëruar “zhveshjen” totale nga përgjegjësia e dënimit të biznesmenit të basteve sportive Gramos Murataj. Aktualisht ky i fundit sipas burimeve të policisë nuk dihet ku ndodhet.
Njohja e vendimit
Tashmë që Gjykata e Lartë ka mbyllur çështjen e ekstradimit të shtetasit Gramos Murataj, sipas prokurorisë ekziston një mundësi e dytë për dënimin ose jo të këtij shtetasi. Sipas burimeve të prokurorisë, pritet që në ditët në vijim të marrin kontakte me autoritetet italiane, për të rishikuar mundësinë e dërgimit të një kërkese të dytë, me objekt: “Njohjen e vendimit penal të huaj”. Nëpërmjet kësj kërkese autoritet italiane do t’i kërkojnë gjykatës së Vlorës, që të njohë vendimin e dënimit me 20 vite burg për biznesmenin Gramos Murataj, të dhënë nga gjykata e Leçes në Itali.
Arrestimi
Gramos Murataj nuk mund të arrestohet nga policia e Shtetit me qëllim eksktradimi në Itali, përderisa Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë kërkesën për ekstradim. Sipas prokurorisë e vetmja mundësi arrestimi është ndalimi për çështjen e dytë të ngritur kundër tij, atë që lidhet me largimin e tij nga gjykata. Për këtë ngjarje ende në gjykatën e Vlorës vijon procesi gjyqësor në mungesë.
Shkrimi u publikua sot (07.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com