21 gjoba me vlerë 5 mijë lekë të rinj, vendosi policia e Tiranës për bllokimin e rrugës gjatë tubimit të mbajtur të dielën para kryeministrisë nga një grup i vogël qytetarësh.
Në një njoftim zyrtar, policia thotë se masat u morën në zbatim të aktit normative për tubimet.
"Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 21 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit. Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë", njofton Policia.
Sipas policisë, personat e gjobitur kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.










Komente
Komento