Gjykata e Lartë sqaron TIA-n
për të drejtën e informimit

Gjykata e Lartë sqaron TIA-n<br />për të drejtën e informimit
Në lidhje me deklaratën e datës 21 dhjetor 2011 të Transparency International Albania mbi konferencën me temë “E Drejta e Informimit mbi Dokumentet Zyrtare”, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë në vlerësim të kësaj situate, çmon të nevojshme të shpjegojë përmes një komunikate për shtyp për sa vijon:

Nëpërmjet këtij prezantimi është përcjellë një informacion mbi performancën e disa institucioneve shtetërore në lidhje me zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit ku Gjykata e Lartë është renditur përkrah institucioneve të cilat nuk i janë përgjigjur rregullisht ankesave apo kërkesave të qytetarëve.

Me anë të këtij reagimi, Gjykata e Lartë dëshiron të sqarojë Transparency International Albania dhe njëkohësisht të sjellë në vëmendje të opinionit publik se trajtimi i të gjitha ankesave, kërkesave dhe letrave më të zakonshme të qytetarëve, të cilat i drejtohen Kryetarit të Gjykatës së Lartë, kanë pasur vëmendjen e veçantë të këtij të fundit. Kryetari i Gjykatës së Lartë, krahas punës dhe aktivitetit të përditshëm, i kushton një hapsirë të veçantë komunikimit me qytetarët duke lexuar personalisht të gjitha kërkesat që lidhen me çështjet gjyqësore që administrohen në Gjykatën e Lartë përfshirë edhe kërkesat për përshpjetimin e gjykimit të çështjeve. Në këto raste, gjyqtarit përkatës relator të çështjes, i përcillet për vlerësim kërkesa e qytetarit duke i’u bashkuar dosjes përkatëse.
Gjyqtari relator vlërëson nësë çështja do të kalojë për përshpejtim në rastet kur përmbushen kushtet e parashikuara në Rregulloren e Brendshme të Gjykatës së Lartë (ky informacion mund të merrët edhe nëpërmjet faqes sonë të internetit www.gjykataelarte.gov.al).

Në lidhje me rastin në fjalë, shtetasi Astrit Shpuza ka dërguar disa kërkesa pranë Gjykatës së Lartë, të cilat në të gjitha rastet i janë bashkuar dosjes përkatëse. Nga ana e gjyqtarit të çështjes dosja ka kaluar për gjykim, pasi janë kryer të gjitha veprimet dhe korrespondencat përkatëse për administrimin e çështjes në përputhje me kërkesat procedurale në fuqi. Gjykata e Lartë, me anë të një shkrese zyrtare ka kërkuar përcjelljen zyrtare të dosjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për të mundësuar gjykimin e saj në një kohë sa më të shpejtë. Aktualisht kjo çështje, ka kaluar një nga fazat e gjykimit në Gjykatën e Lartë ku pas relatimit në dhomën e këshillimit, është vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

Gjykata e Lartë vlerëson të bëjë më dije opinionin publik dhe projektin “Advocacy and Legal Advice Centre“ dhjetor 2011, se në pikëpamjen statistikore të të dhënave, performanca e një insitucioni duhet të gjykohet në raport me ngarkesën dhe veprimtarinë e plotë që ushtrohet nga ana e tij. Sjellim në vëmendje se aktualisht, pranë Gjykatës së Lartë janë në pritje për shqyrtim rreth 9000 çështje, për të cilat ka korespondencë të vazhdueshme me palët.

Pra, referuar rastit ne fjalë të shtetasit A. Shpuza, Gjykata e Lartë nuk vlerëson se kemi të bëjmë me shkelje të së drejtës së shtetasit për informim, pasi në lidhje më çështjen, nga ana jonë janë kryer të gjitha hapat proceduralë për të kaluar sa më shpejt çështjen për gjykim. Rasti i vetëm i paraqitur nga ana e projektit tuaj, nuk mund të kualifikojë institucionin e Gjykatës së Lartë si një institucion që nuk zbaton drejt ligjin për të drejtën e informimit. E drejta e qytetarëve për të marrë informacionin e duhur pranë nesh ka qene dhe do të jete në vëmendjen maksimale të Gjykatës së Lartë në çdo kohë, përkrah ushtrimit të detyrave të përcaktuara me ligj", përfundon komunikata e Gjykatës së Lartë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve

Nesër Maratona 'Enkelana' në Pogradec, Dashamir Çali për Report TV: 500 atletë nga 38 vende të botës, kërkojmë ndjesë për shoferët e mjeteve