TIRANE-Gjykata e Lartë vendosi sot të vazhdojë procesi i gjykimit ndaj ish dy zyrtarëve të lartë Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj duke rrëzuar të 7 kërkesat e palës mbrojtëse të cilat kishin në thelb pushimin e cështjës.

Trupi gjykues me relatorë Mirela Fana dhe gjyqtarët Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari, i kanë dhënë përgjigje negative të 7 kërkesave të mbrojtjes.

Është rrëzuar kërkesa për pavlëfshmëri të provave, për pavlefshmëri të akteve dhe dokumentave, për pavlefshmëri të akt-eskeprtimeve, për pavlëfshmëri të regjistrimit të procedimit penal. Sipas Gjykatës së Lartë regjistrimi i procedimit penal është kryer sipas kodit të procedurës penale.
Gjykata e Lartë rrëzoi dhe kërkesën e fundit atë për pushimin e gjykimit ndaj dy ish zyrtarëve të akuzuar për korrupsion pasiv pas publikimit të video përgjimit Prifti-Beqiraj.

Mbrojtja kërkonte pushimin e cështjes me pretendimin se akt-kspertimi i kryer nga eksperti amerikan në procesin ndaj ish zv kryeministri Meta është i pavlefshëm dhe për pasojë të gjitha aktet që rrjedhin prej tij janë të pavlefshme.

Pas seancës reagoi avokati mbrojtës i Dritan Priftit, Fatmir Braka. Sipas Brakës vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ishte i padrejtë.
Në seancën paraardhëse Prokuroria e Përgjithshme kundërshtoi të gjitha pretendimet e avokatëve mbrojtjës të të pandehurve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, duke kërkuar që dosja penale në ngarkim të tyre të mos pushohet, por t’i nënshtrohet hetimit gjyqësor. Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Bujar Sheshi, i tha gjykatës se argumentat e ngritura nga avokatët e dy të pandehurve, janë të pabazuara në ligj dhe si të tilla ato duhet të rëzohen. Sipas prokurorisë,aktet nuk mund të nxiren “nul” për shkak se çështja Meta-Prifti, u mbyll me pafajësi dhe se për të cilën gjykata u shpreh se nuk ekziston fakti.

Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Në video dy ish zyrtarët e lartë shfaqen duke ndarë rreth 70 mijë euro mes tyre.
(ns/shqiptarja.com)