Gjykata e Lartë e la në burg, Greqia kërkon betimin e Belerit, Ministri i Jashtëm: Të sigurohet brenda apo jashtë burgut

Gjykata e Lartë e la në burg, Greqia kërkon betimin e Belerit, Ministri i Jashtëm: Të sigurohet brenda apo jashtë burgut

Fredi Beleri

Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis ka reaguar sërish lidhur me refuzimin e kërkesës për masë më të butë sigurie nga Gjykata e Lartë për Fredi Belerin.

Sipas ministrit të Jashtëm grek ky vendim është negativ dhe ka paralajmëruar Shqipërinë të respektojë shtetin e së drejtës nëse do të jetë pjesë e familjes europiane. Gjithashtu Gjerapetritis i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë të Tiranës për rrëzimin e ankimit të kryebashkiakut të paraarrestuar të Heimarrës, Fredis Beleris për lirim nga burgu me kushte kufizuese vjen si shtesë e vendimeve të mëparshme të gjykatave shqiptare, të cilat në thelb i heqin z. Beleris të së drejtës për të betuar dhe marrë përsipër detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Heimarrës”, -deklaroi ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, raportojnë mediat greke.

“Ky është një zhvillim negativ, që përbën një shkelje të qartë të parimeve themelore të shtetit të së drejtës, të cilat Shqipëria duhet t'i respektojë dhe t'u përmbahet nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të sigurojë menjëherë, ligjërisht apo administrativisht, betimin e menjëhershëm të Belerit brenda apo jashtë burgut”,- thekson ai.

Gjerapetritis tha gjithashtu se Ministria e Jashtme do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimin e çështjes dhe do ta ngrejë këtë çështje në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Fredi Beleri  u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës. Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokatët kishin kërkuar një masë më të lehtë në rekursin e paraqitur në gjykatën e lartë, por trupi gjykues nuk i pranoi argumentet e tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durrsak 24 karat: 28/07/2023 13:09

    E kush na qenka Greqia, kur urdhrin për Bejlerin e jep Amerika?| In 1965, US President Lyndon B. Johnson said to the Greek ambassador Alexandros Matsas when he objected to American plans in Cyprus, "Fuck your parliament and your constitution. America is an elephant. Cyprus is a flea. Greece is a flea. If these two fellows continue itching the elephant they may just get whacked by the elephant's trunk, whacked good"[shqip: Në vitin 1965, presidenti i SHBA-së Lyndon B. Johnson i tha ambasadorit grek, Alexandros Matsas, kur ai kundërshtoi planet amerikane në Qipro, "Në djall parlamenti dhe kushtetuta juaj. Amerika është elefant. Qiproja është plesht. Greqia plesht. Nëse këto dy shokë vazhdojnë ta kruajnë elefantin, ata thjesht mund të goditen nga trungu i elefantit, të prerë mirë"]

    Përgjigju
  • Linda: 27/07/2023 15:00

    Jeropetriti po i ben presion vendit tone duke perdorur sebep Bejlerin dhe koha po u tregon fenomenet e natyres!

    Përgjigju
  • Keni sa të doni: 27/07/2023 12:03

    Ju lutmi, sumë të nerumë grikë. Muneni me nimu ma mirë ata kruminela të tjerë qi keni ke birucat tuja. Kur t'i maroni flasim prap

    Përgjigju
  • xxx: 27/07/2023 11:39

    Beleri po hetohet e do denohet sipas kodot penal te Shqipetise.Nderhyrja per lirimin e tij nga burgu eshte nderhyrje ne punet e brendeshme,eshte nderhyrje te orgsnet gjyqesore.Pergjigja ndaj tyre duhet e prere dhe e ashper.Beleri eshte qytetar shqiptar dhe do pergjigjet para ligjit si te gjithe shqiptaret.Asnje leshim,por drejt !

    Përgjigju
  • Janë vendime gjykate: 27/07/2023 10:22

    Nuk diskutohen ne BE vendimet e gjykatave. Nuk na bllokoni dot me këto arsye.

    Përgjigju
  • Termeti: 27/07/2023 10:22

    Z. George po pate mundesi te me rruash se do te iki me pushime.Boll me rastin Bejleri! Merruni me zjarret ne Greqi.

    Përgjigju
  • Atdhetari: 27/07/2023 09:56

    Pse fashiste Greket e kane me shum ngut per te bo betimin ky anti shqiptar i terbuar?

    Përgjigju
    • Lorenc: 28/07/2023 15:07

      Kete pergjigje do Doja edhe Une

  • Ridi: 27/07/2023 09:49

    Ashtu si i erdhi fundi serbise nga Kosova ashtu do i vije fundi edhe te ashtequajturve grek nga Shqiperia.

    Përgjigju
  • Ariu: 27/07/2023 08:26

    O Xhaçkë do thuash ndonjë llaf apo sta mban Bytha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump