Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
"Mirëpresim dekretimet e presidentit Ilir Meta për 4 emrat e rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit të KLGJ. Tani është e rëndësishme që të procedohet me shpejtësi me emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ-në për të arritur këtë objektiv", shkruan Soreca.
Postimi i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca
Lajmi kryesor:
Gjykata e Lartë bëhet me 7 anëtarë, Meta dekreton 4 emrat e rinj: Me këto ritme plotësimi do bëhet në mars të 2024! SHBA-BE: KLGJ të vijojë emërimet
