TIRANE - Presidenti Bujar Nishani fton krerët e grupeve parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.  

Konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane do të zhvillohen të mërkurën e 6 nëntorit 2013.

 “Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese si dhe bazuar në ligjin nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë,  Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, për të siguruar një përbërje cilësore, fton kryetarët e grupeve parlamentare për të zhvilluar këshillime mbi kriteret konkrete, bazuar në listën e konkurrentëve të publikuar.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
 

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit

1. Artur Kalaja
2. Astrit Kalaja
3. Dhurata Haveri
4. Entela Prifti
5. Flutura Skënderi
6. Gjovalin Përnoca
7. Petrit Çeno
8. Sokol Ngresi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve

1. Adnor Shameti
2. Artan Hoxha
3. Avni Shehu
4. Çlirim Gjata
5. Ermir Dobjani
6. Ervin Pupe
7. Gjet Kola
8. Ilir Panda
9. Maksim Qoku
10. Mariana Semini
11. Sokol Sadushi
12. Skënder Demiraj
13. Skënder Kaçupi


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)