Gjykata e Lartë,Nishani konsultime
Paloka: Rama do të kapë drejtësinë
Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar sot konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare për të gjetur një konsensus për përcaktimin e 2 anëtarëve, që do të vihen për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë.
TIRANE - Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar sot konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare për të gjetur një konsensus për përcaktimin e 2 anëtarëve, që do të vihen për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë.
Në dalje të mbledhjes me Presidentin Nishani, pas konsultimeve për dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, kreu i i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se opozita mbështet çdo kandidaturë të Presidentit Nishani, ndërsa shtoi se mazhoranca ka vendosur të hedhë poshtë kandidaturat pasi kryeministrit Edi Rama sipas tij ka vendosur të vërë në dorë drejtësinë.
Pas konsultave me Presidentin Nishani për kriteret që nevojiten për të plotësuar vakancat në Gjykatën e Lartë, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka akuzuar Kryeministrin Rama se ai po kërkon të uzurpojë sistemin e gjyqësorit. Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit të PS, Kryeministri Rama theksoi nevojën e reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë në vend.
"Profesionalizimi, morali i gjyqtarëve janë kriteret bazë. Jam i kënaqur që këtë ka zgjedhur edhe presidenti. Ne do të mbështesim çdo kandidaturë, por Rama ka vendosur të hedhë poshtë çdo kandidaturë. Duket se Rama edhe drejtësinë kërkon ta vërë në dorë. Të gjitha sulmet tregojnë qartazi se kalaja e fundit është drejtësia, por ne vijojmë të qëndrojmë për një drejtësi të pavarur siç e do BE. Rama s’do ta marrë këtë kala sepse ky do të ishte fundi i demokracisë. Rama që flet për problemet që në fakt janë, synon të rikthejë drejtësinë ku në krye ishin ministra të PS. Sigurisht nuk do të lejojmë një drejtësi kur akuzohen nga Rama lihen në burg, e nga Basha lihen të lirë."-theksoi Paloka.
(Presidenti Nishani në konsultim me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka)Ndërkohë,në konsultat e bëra, krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI,
Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, kanë vendosur të mos komentojnë takimet e tyre me Presidentin Nishani. Në takime për konsultat të pranishëm qenë dhe nën kryetari i PDIU-së, Tahir Muhedini si dhe kreu i Republikanëve Fatmir Mediu. Konsultat vijnë në vazhdën e diskutimeve mes politikës pas refuzimit në Parlament të kandidaturës së Alaudin Malajt, sjellë nga Presidenti Nishani.
(Presidenti Nishani në konsultim me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi)
(Presidenti Nishani në konsultim me kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili)
(Presidenti Nishani në konsultim me kreun me nën kryetarin e PDIU-së,
Tahir Muhedini)
(Presidenti Nishani në konsultim me kreun e PR, Fatmir Mediu)Disa javë më parë Kuvendi rrëzoi emrin e sjellë nga Nishani, atë të Alaudin Malajt për postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Nishani njoftoi disa ditë më parë nisjen e procedurave ligjore për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53