Gjykata e Lartë, Nishani pret
Ruçin  Palokën dhe Vasilin

Gjykata e Lartë, Nishani pret<br />Ruçin  Palokën dhe Vasilin
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare. Siç bën të ditur zyra e shtypit të Presidencës, këto takime bëhen në kuadër të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Takimin e parë e pati me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi, më pas priti kreun e grupit të PD-së, Edi Paloka dhe më pas atë të LSI-së,  Petrit Vasili.

VASILI: ISHTE TAKIM KONSULTATIV
Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili tha se takimi ishte konsultativ dhe se ishte diskutuar më shumë për kriteret sesa për emrat. Ai vlerësoi se lista me 21 kandidatë ishte e përbërë nga njerëz me eksperiencë në fushën juridike.
"Ishte një takim ku disktuam në lidhje me hapjen e procesit për zgjedhjen e kandidaturave. Në fokus kishimr espektimin e kritereve ligjore. Ndamë me Nishanin elementet që e përbëjnë këtë proces. Sot ishte një konsultim dhe ndarje idesh si e ka menduar presidenti këtë proces dhe si po e orienton këtë proces me grupet parlamentare. Për këtë takim do informoj grupin e LSI-së.  
Folëm për kritere e përparime. Lista e paraqitur prej 21 kandidatësh janë njerëz me eksperiencë në fushën juridike dhe me integritet.

vasili
(Foto: Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili jashtë ambjenteve të Presidencës pas takimit me Nishanin)

ORA 10:45 NISHANI PRET KREUN E GRUPIT TE PD, EDI PALOKA
Presidenti Nishani, ka pritur kren e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Pas daljes nga takimi, Paloka tha se, i qëndrojnë kritereve që kanë pasur si PD.  
"Siç kam deklaruar edhe herën e parë, ne jemi për ato kritere që kemi pasur. Nëse Presidenti do të flasë për emrat dhe nëse kriteret që ne kërkojmë do të plotësohen, atëherë ne jemi dakord. Ne nuk kemi biseduar me emrat dhe presidenti më shpjegoi procedurën. Ka një kriter që përcakton se sa janë raportet mes gjyqtarëve dhe juristëve dhe këto i interpreton grupi i punës së Presidentit. Ligji është mjaft i qartë në kriteret dhe raportet që duhet të jenë mes juristëve dhe gjyqtarëve", tha Paloka pas takimit me presidentin Nishani.

nishani paloka
(Foto: Presidenti Nishani dhe kreu i grupit të PD, Edi Paloka)

ORA 10:15 NISHANI PRET NE TAKIM GRAMOZ RUÇIN
Presidenti Bujar Nishani ka nisur takimet me krerët e grupeve parlamentare për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. I pari që ka pritur Presidenti Nishani, ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

nishani ruci
(Foto: Presidenti Nishani dhe kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi)

Takimet konsultative do të jenë si më poshtë:
-Ora 10:00      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PS, Gramoz Ruçi
-Ora 10:45      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka
-Ora 11:30      Kryetarin e Grupit Parlamentar te LSI, Petrit Vasili
-Ora 12:15      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PDIU,Shpetim Idrizi
-Ora 13:00      Kryetarin e Grupit Parlamentar te PR, Fatmir Mediu

LISTA E KONKURRENTEVE PER GJYKATEN E LARTE
 
Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit  
 
1.      Artur Kalaja
2.      Astrit Kalaja
3.      Dhurata Haveri
4.      Entela Prifti
5.      Flutura Skënderi
6.      Gjovalin Përnoca
7.      Petrit Çeno
8.      Sokol Ngresi
 
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve
 
1.    Adnor Shameti
2.    Artan Hoxha
3.    Avni Shehu
4.    Çlirim Gjata
5.    Ermir Dobjani
6.    Ervin Pupe
7.    Gjet Kola
8.    Ilir Panda
9.    Maksim Qoku
10.    Mariana Semini
11.    Sokol Sadushi
12.    Skënder Demiraj
13.    Skënder Kaçupi


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS