Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla. Kjo ka bërë që të mbetet në fuqi vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme, që e dënoi atë me 1 vit burg. Vendimi u dha nga Genti Shala relator, me anëtarë Ilir Panda dhe Albana Boksi.

Memolla i cili aktualisht ndodhet ne burgun e Rrogozhinës u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion në zgjedhje.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit në 9 shkurt 2026, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë