Gjykata e Lartë, PD kalon pa PS
pr/ligjin, të enjten në seancë

Gjykata e Lartë, PD kalon pa PS<br />pr/ligjin, të enjten në seancë
TIRANE-  Deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Ligjeve miratuan pa votat e opozitës pr/ligjin për Gjykatën e Lartë. Deputetët e Partisë Socialiste braktisën sërish sot Komisionin e Ligjeve pasi informuan se pa plotësimin e kushteve nuk do të votonin pr/ligjin.

Pr/ligji do të kalojë të enjten në seancë parlamentare. Deputetët e Partisë Socialiste ishin të pranishëm në komision vetëm për disa minuta ku bënë të qartë kushtet se nuk do të votohet pr/ligji nëse nuk zgjidhet problemi me kreun e Qarkut të Fierit, miratimin e Reformës Parlamentare si dhe zhbllokimin e fondeve nga qeveria për pushtetin vendor.
Gjatë kësaj kohe ka pasur debat mes deputetit socialist Pandeli Majko e ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi.

“Funksionimi i qarkut Fier mbetet problem. Të njihen vendimet e gjykatave.”- ka deklaruar Majko. Në replikë ministri Halimi është përgjigjur “Ju nuk i keni paraqitur ankesa tuaja në Ministrinë e Drejtësisë”.

Edhe në mbledhjen e djeshme opozita i bëri të qarta mazhorancës kushtet për votimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë, i domosdoshëm për funksionimin e Gjykatës Administrative dhe kusht i vendosur nga BE.

DEBATE DHE NE KOMISIONIN E INTEGRIMIT

Edhe në Komisionin e Integrimit sot paradite, mazhoranca këmbënguli për disktumin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. PS kundërshtoi duke deklaruar se nuk është në rend të ditës.
“Kërkesa e juaj nuk është e drejtë. Ju nuk mund të ndryshoni rendin e ditës që u miratua dje. Kërkesa juaj nuk bazohet në asnjë nen nuk ka vlertë juridike”- deklaroi deputeti PS, Taulant Balla.

Edhe Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të PS-së në të njëjtën linjë kërkoi plotësimin e kushteve. “Kërkesat tona janë të drejta hiqni tutelën politike mbi gjyqësorin:”- ka thënë Ruçi.

Në replikë deputeti i PD-së Gert Bogdani u shpreh “Ju nuk doni të votoni ligjin ndaj refuzoni”

(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë