Gjykata e Lartë: "Prostituta"
diskriminuese, ndryshim Kodit

TIRANË - Gjykata e Lartë kërkon në Kushtetuese shfyqizimin e nenit 113 për Prostitucionin në Kodin Penal me argumentin se dënimi i një gruaje të shfrytëzuar për prostitucion nuk mund të jetë i njëjtë me atë të përfituesit. Po ashtu duhet te shpallet antikushtetues edhe etiketimi i gruas së shfrytëzuar me termin “prostitutë”.

A1 Report mëson se kërkesa është depozituar prej tre muajsh në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal, kërkesë e cila është përcaktuar të shqyrtohet më 23 Prill.
 
“Shfuqizimi i nenit 113 të Kodit Penal si nen që vjen në kundërshtim me Kushtetutën”, është objekti i kërkesës së Gjykatës së Lartë.

gjykata kushtetuese prostitucioni


Por çfarë kërkohet të ndryshohet konkretisht?

 Neni 113 thotë: “Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
 
neni 113 prostitucioni

Sipas këtij neni, akuza  është e njëjtë si për vajzat që shfrytëzohen për prostitucion edhe për personat që përfitojnë favore seksuale kundrejt lekëve.
 
Duke argumentuar se neni është i paplotë, Gjykata e Lartë kërkon që viktimat e trafikimit të mos penalizohen nga ushtrimi i prostitucionit. Neni 113, sipas Gjykatës së Lartë, ka mangësi pasi nuk përcakton akuzë për rastet kur vajzat shfrytëzohen jashtë dëshirës së tyre për prostitucion nga tutorë. Pikërisht për këtë kategori, Gjykata i kërkon Kushtetueses që të mos konsiderohet vepër penale e rrjedhimisht të mos dënohen.

Gjykata e Lartë: “Prostituta” diskriminuese, të ndryshohet Kodi
A1 Report ka mundur të mësojë se një tjetër argument i përdorur nga anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është dhe etiketimi i gruas së shfrytëzuar me termin “prostitutë”. Kjo kanë argumentuar gjykatësit, është fyese, diskriminuese e për rrjedhojë antikushtetuese.
 
Por çfarë është bërë shkas për këtë kërkesë?
A1 Report mëson se gjatë shqyrtimit të një procesi gjyqësor me palë të përfshira në rrjetin e prostitucionit, disa prej anëtarëve të Kolegjit penal kanë vlerësuar si diskriminues etiketimin e grave si prostituta. Në këto kushte ka lindur nevoja për eliminimin e kësaj forme të diskriminimit ndaj grave.
 
Cilat janë subjektet e interesuara në kërkesën e Gjykatës së Lartë?
Si palë të interesuara në këtë proces gjyqësorë ku do të vendoset nëse do të shfuqizohet apo jo ky nen, do të jenë:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Këshilli i Ministrave
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit