Gjykata e Lartë rrëzon padinë e
Tom Doshit për Spartak Brahon

Gjykata e Lartë rrëzon padinë e<br />Tom Doshit për Spartak Brahon
Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë e deputetit Tom Doshi ndaj kreut të sigurisë kombëtare Spartak Braho dhe ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë për mos nisje hetimesh ndaj Brahos.
 
Më 3 nëntor 2015 Doshi paditi Brahon në prokurori me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” ndërsa pas disa verifikimeve Prokuroria vendosi të pushojë hetimet. 

Kallëzimi lidhej me një letër që Spartak Braho i drejtori krerëve të shtetit se Doshi në bashkëpunim me persona të tjerë tentuan destabilitetin e vëndit duke ndërhyrë në cështjen CEZ-DIA.
 
Sipas letrës së Brahos asokohe Doshi po ndikonte tek Kastriot Ismailaj për të dëshmuar fakte të pavërteta, ndërsa sipas Doshit ky pretendim i kreut të sigurisë ishte shpifje.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU