Vonesa nga një vit deri në një dekadë për marrjen e një vendimi drejtësie në kolegjin administrativ në gjykatën e lartë u prezantuan këtë të premte nga qendra për çështjet e informimit publik.
Sipas kreut të kësaj qendre Gerti Shella, sistemi i drejtësisë është cenuar pasi vetë gjykatat administrative u krijuan për të dhënë një drejtësi brenda afateve por në studimin e çështjeve 2015-2016 rezulton se ka tejkalime që shkojnë deri në shekuj pritje.
“Për çështje që Gjykata e Lartë vendimoi në vitin 2010 janë konsumuar përtej këtij afati, 16 shekuj kohë e konsumuar për subjektet që bënë rekurs në Gjykatën e Lartë përtje afatit ligjor që ligji u garanton atyre”, është shprehur Shella
Vetë gjykata e lartë e ka pranuar disa herë se në arkivin e saj të sekretarisë ku pranohen rekurse janë mbi 19 mijë dosje që presin për tu shqyrtuar. Por kjo gjykatë aktualisht funksionon vetëm me gjysmën e anëtarëve pasi nga 19 që duhet të jenë ushtrojnë detyrën vetëm 10.
Një tjetër shqetësim i faktuar në studimin e InfoCip është dhe afati i dorëzimit të vendimeve të arsyertura.
“
Vendimi është marrë, gjyqtarët për një motiv nuk janë ulur të bëjnë arsyetimin e vendimit dhe dosja është vonuar për tu disponuar përmes sekretarisë dhe për tu kthyer në gjykatat ku ajo ka origjinuar dhe ka ardhur si rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një fakt i cili gjithashtu është shqetësues po të kemi parasysh se ligji 49/ 2012 parashikon se vendimi i kolegjit administrativ do të shpallet. Ne nuk gjejmë arsy të forta se përse kur dispozita ligjore kërkon vendime të arsyetuara të kemi vonesa që kapin edhe rendin e 180 ditëve”, tha Shella.
Gjykatat administrative u krijuan me ligj në vitin 2012 duke përcaktuar afate për shqyrtim nga 10 deri në 30 ditë, por në terren ka ndodhur e kundërta duke sjellë pasoja ku vetë drejtësia shkel ligjin duke krijuar një situatë unike në botë e për pasojë dhe një mosbesim tek qytetarët për të gjetur zgjidhje ligjore.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15