Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masës ‘arrest me burg’. Shkak u bë çështja e 63-vjeçarit Begtash Zeneli, i arrestuar në tetor 2025 në Lezhë pasi në banesë iu gjetën 7 kg kanabis.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, u mblodhën fillimisht në 9 prill, me kërkesë të kryetarit Sokol Sadushi, i cili shfrytëzoi shqyrtimin e një ankimi të Prokurorisë ndaj një vendimi të Apelit që zëvendësonte arrestin me burg me arrest shtëpie për 63-vjeçarin.
Vendimi i Kolegjeve të Bshkuara arsyetonte tre momentet e ndërhyrjes.
Lidhur me parashikimin e deritanishëm se gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme, Kolegji saktëson se “gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.”
Çështja e dytë lidhej me faktin se deri më tani rrezikshmëria e autorit përcaktohej nga vetë vepra penale. Por sipas vendimit të ri masa e arrestit me burg, ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme.
“Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret”, tha Sokol Sadushi.
Sipas vendimit të 2011, barrën e provës se përse nuk duhet dhënë masa e arrestit me burg, e kishte i akuzuari. Me ndërhyrjen e realizuar përmes rishikimit të këtij vendimi, ky element është përmbysur
“Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. Prokuroria ka detyrimin të paraqesë dhe të argumentojë në mënyrë konkrete faktet dhe rrethanat që mbështesin nevojën e kësaj mase, përfshirë rrezikun konkret dhe papërshtatshmërinë e masave më pak kufizuese”, tha Sadushi.
Komente









Ne vitin 1991, qe Shqiperia te hynte ne BE, ose te aderonte ne Konventat Europiane, iu kerkua se pari ndryshimi ligjor 1- Heqja e denimit me vdekje 2- Ligji per Karten Europiane per te Drejtat e Njeriut. Le te analizojme per 36 vjet ecurine e 2 kushteve themeltare qe Shqiperia te konsiderohej europiane. 1- Krimet ndryshuan destinacion. Per agjitacion dhe propagande, perkrahha e ideologjive te ndryshme nga burgim u zevendesuan me mergim.Krimet u renduan. Filloi krimi ne familje dhe pasoi politiken. Krimet ishin te aq te renda sa edhe denimi me vdekje, nuk do te mund te vendoste drejtesi ne zhvillimin social te vendit. Krimet e politikes cenuan ne menyre indirekte sigurine e qytetareve shqiptare ne rradhe te pare, kur u cenua ne menyre direkte pavaresia ekonomike dhe politike. Ecuria e Ligjit 1990 - 2026 Nga denim me vdekje, ne 25 vjet burg. Nga 25 vjet burg ne 15 vjet burg. Nga 15 vjet burg ne 7 vjet burg Nga 7 vjet burg dhe ne kete moment qe flasim, kemi nje " Motel paraburgimi" Si mendoni ju??! Une mendoj qe Drejtesia po shkon drejt eleminimit. Mori fund Shteti Ligjor??!
Përgjigju