Gjykata e Lezhës kthen për hetim çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit: Prokuroria të hetojë!

Pas ankimit të Partisë Demokratike, gjykata e Lezhës, ka vendosur të kthejë për hetim nga prokurorët çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pak javë më parë PD ngriti një padi, pasi prokuroria vendosi të mos e hetojë çështjen pavarësisht denoncimit.

Sekretaria e Partisë Demokratike, Alfrida Marku, tha 'se vendimi i gjykatës urdhëron  prokurorinë e Lezhës të hetojë çdo material dhe ankesë të bërë si dhe të marrë në pyetje anëtarët e KZAZ-së, numëruesit dhe çdo person tjetër që mund të dëshmojë'.

Më 18 korrik të 2019, PD duke dëgjuar edhe këshillën e ndërkombëtarëve, çoi në gjykatë çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, me pretendimin se ata ishin të manipuluara. Por pas disa muajsh, konkretisht në shkurt, PD i kërkoi llogari prokurorisë, që sipas saj kishte kyçur në sirtar çështjen dhe nuk po e hetonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Gjykata riktheu çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit për hetim, reagon PD-ja e Lezhës: Kjo mundësia e dytë për prokurorinë, tregohuni të paanshëm

Dega e PD-së në Lezhë ka reaguar pas lajmit që gjykata e këtij rrethi ka kthyer vendimin e prokurorisë duke e detyruar atë hetojë çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. PD-thotë se kjo është një mundësi e dytë për prokurorinë, të cilën e inkurajon të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj.

Sakaq ndër rreshta PD-ja e Lezhës thotë se për rezultatet ë këtij hetimi do të informojë Keshillin e Lartë të prokurorisë si dhe përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe SHBA në Shqipëri.

"Pas ankimit të paraqitur nga PD Lezhe, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur shfuqizimin e vendimit te prokurorise dhe detyrimin e kesaj te fundit te regjistroje proçedimin penal dhe te hetoje proçesin e votimit te 30 qershorit.

Ne inkurajojme Prokurorine qe te jete e paanshme dhe te mos ndikohet ne vendimet e saj, por te kryeje nje proçes hetimor te drejte, te plote e te gjithanshem.
Cilido cënon proçeset zgjedhore, cilido cënon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lire dhe në rregulla demokratike përfaqësuesit e tyre, duhet të mbajë përgjegjësi siç parashikon ligji.
Eshte koha per te rikthyer besimin e shqiptareve tek proceset zgjedhore, si nje moment kyç ku ata mund tu japin fund qeverisjeve te keqija apo ne rastin me te mire te zgjedhim nje model qeverisje me te mire sesa e meparshmja. Dhe kjo behet e mundur vetem atehere kur veprimet e paligjshme do te ndeshkohen dhe kur krimi te mos influencoje politiken dhe proçeset zgjedhore.
Kujtojme qe kjo është nje mundesi e dyte qe i jepet prokurorise per te kryer detyren e saj, dhe se mbi vijimesine e ketij procesi ne do te veme ne dijeni Keshillin e Larte te prokurorise si dhe perfaqesite diplomatike te BE dhe SHBA ne Shqiperi,"-
shkruan dega e PD-së në Fier.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës