9 personat e vënë nën akuzë për "Shpëdorim Detyre", "Falsifikim Dokumentesh" dhe "Ndërtim i Paligjshme" në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin u njohjen me rivlerësimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura e cila zgjati rreth 4 orë, pasi dëgjoi palët gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Pjeter Tucin nga "arrest në burg" në "arrest në shtëpi".
Po ashtu u ndryshuan masat e sigurisë për inxhinieret Luiza Bala dhe Hekuran Xhina nga "Arrest në Shtëpi" në "Detyrim Paraqitje", ndërsa për Ndihmës specialistin e Policimit në Komunitet në Shëngjin Martin Ndoka u vendos rikthimi i tij në detyre.
Ndërkohë ish Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gentjan Malotaj dhe dy ish shefat e legazimeve Artur Shabaku dhe Admir Maxhuni do të qëndrojnë me masën e sigurisë "Arrest në Shtëpi". Po ashtu u la në fuqi “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për dy ish Drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë Flori Gjini dhe Kol Malaj.
9 personat dyshohet të jenë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku hetimet e prokurorisë zbuluan se janë kryer ndërtime pa leje dhe në pas janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.
Deri në këtë fazë hetimesh janë vënë nën sekuestro katër objekte dhe veprimet e prokurorisë po vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të kësaj natyre në zonën turistike të Shëngjinit.
Komente








