Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u kap dhe u arrestua një 30-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje.
Gjatë veprimeve policore, në kryqëzimin e Shëngjinit, u bë lokalizimi dhe arrestimi i 30-vjeçarit Eduart Sharra, alias Eduart Nikolli banues në Lezhë.
Eduart Sharra ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Lezhës, që e kishte dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ngjarja për të cilën ai akuzohej ka ndodhur në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë–Shënkoll”, ku 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, kishte përplasur një motomjet që drejtohej nga shtetasi F. T., i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit.
“DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.
Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas.
Në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe i Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.
Gjatë operacionit, u kap në kryqëzimin e Shëngjinit dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Sh. alias E. N., 30 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili ka humbur jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente








