TIRANE-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasurinë e Altin Hajrit në Shijak, i cili është në kërkim lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregës. Gjykata konfirmoi kështu sekuestron që vendosi Operacioni Forca e Ligjit në kushtet e emergjencës, që ishte i pari dhe që më pas SPAK-u ia dërgoi GJKKO-së që i vendosi vulën, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Por çfarë iu sekuestrua Altin Hajrit? Në vendimin e gjykatës theksohet se Hajrit iu sekuestrua kompleksi Golden Resort në Xhafzotaj, karburanti "ALT- OIL 2008" dhe një vilë dy katëshe po në Shijak. Vendimi i është dërguar për ekzekutim agjencisë. Tashmë nëse vendimi i shkallës së parë së gjykatës së posaçme nuk apelohet, pronat konfiskohen për llogari të shtetit.
Familja e Altin Hajrit mund të përdorë pa të drejtë tjetërsimi vetëm vilën ku banon, pjesa tjetër e familjes që nuk janë ndaluar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020.
Policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij në këtë kompleks në momentin kur nxirret dhe vendoset në një furgon për ta zhdukur duke vendosur pas hekurave Leonard Hajrin, Bajram Hajrin, Elton Hajrin, Festim Bexhdilin, Olsi Turjan si dhe Ardian Docajn nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga autoritetet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
25.3%
-
Pak
62.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në qeli pronarin e disa shoqërive që ngritën ‘skemën piramidale’
5 Shkurt, 11:05
-
Dosja ‘Toyota Yaris’, shtyhet seanca paraprake për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka
5 Shkurt, 10:33
-
Tjetër kallëzim/ KESH padit për shpifje Gazmend Bardhin në GJKKO
5 Shkurt, 10:10
-
Tiranë/ Tre orë seancë paraprake për dosjen 5D, Gjykata e Posaçme e shtyn dhe do të shprehet më 14 Shkurt
4 Shkurt, 16:08
-
Edvin Prifti akuzohet se mori para për 7 ndërhyrje në zemër/ GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen për ish shefin e kirurgjisë në QSUT
4 Shkurt, 12:50
-
SPAK mbyll dosjen dhe çon për gjykim ish-shefin e Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi! I vuri gjobë 10 000 euro një biznesi
4 Shkurt, 11:43
-
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
3 Shkurt, 17:45
-
‘Metamorfoza’/ GJKKO shpall moskompetencë për Breçanin, ia kalon Gjykatës së Tiranës! SPAK: Përdori pinin e Nuredin Dumanit në SkyECC! Ish-zyrtari: HEC-in e ndërtova me lekët e vëllasë
3 Shkurt, 12:39
-
'Metamorfoza'/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka tjetër padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros së SPAK ndaj 390 mijë m2 truall! Çështja kalon për shqyrtim
2 Shkurt, 20:49
-
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, GJKKO dënon anëtarët e grupit kriminal, përfshi Sokol Idrizajn dhe familjen! 1 i pafajshëm (EMRAT)
31 Janar, 21:07
-
Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës/ Lefter Koka e 7 të tjerë me gjykim të shkurtuar, për 4 të pandehur proces i zakonshëm në GJKKO
31 Janar, 14:19
-
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore, GJKKO cakton 2 ekspertë
31 Janar, 13:52