Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës

Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe korrupsionit, pas kërkesë së SPAK, ka konfiskuar 9 pasuritë e Moisi Habilajt i dënuar për trafik droge dhe familjarëve të tij. SPAK kërkoi konfiskimin e 9 pasurive të familjes Habilaj në kuadër të ligjit antimafia, pasi sipas saj këto pasuri janë vënë nga paratë e ardhura nga trafiku i drogës i kryer në Itali dhe Shqipëri. Pronat që janë konfiskuar janë të familjes Habilaj, përkatësisht: Ciko, Moisi, Artan dhe Florian Habilajt.

Tre vite pas sekuestrimit të 22 pasurive ndaj Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, GJKKO ka vendosur konfiskimin e vetëm 9 pasurive, ndërsa të tjerat ja ka kthyer pronarëve. GJKKO ka konfiskuar 5 makina, një dyqan, një grazhd, një ndërtesë dhe një apartament. 

Pak ditë më parë Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënim me 10 vite burg për Moisi Habilaj për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Habilaj u dënua në vendin tonë për ngjarjen në Babicë të Vlorës, ku u kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

Moisi Habilaj, aktualisht është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi, dënim që nuk e ka vuajtur ende pasi Moisi Habilaj u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.  

Pasuritë e Moisi Habiljat dhe familjes së tij  sekuestruara  nga GJKKO

1624014520_1621351041habilaj.jpg

Moisi Habilaj

Pasurite e konfiskuara

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ferhati: 18/06/2021 18:52

    Po Sajos do i sekuestroni ndonje send apo e keni lene per mot?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël