Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 personat e arrestuar në mëngjesin e 3 tetorit në Shkodër.

Grupi i përbërë nga 3 persona akuzohet  se ka kryer 11 vjedhje në qarkun e Shkodrës, ndërsa sot është dhënë masa e arrestit për të arrestuarit, Esmir Demaj, 28 vjeç, banues  në fshatin  Rrashkullaj në  Malësi e Madhe, Altin Billa, 39 vjeç,  banues në lagjen ”Skënderbeg” në Shkodër si dhe Gentian Dibra, 40 vjeç, banues në  lagjen“Vasil Shanto”  në Shkodër.

Arrestimi i tyrë është bërë në kuadër të operacionit “BROKEN HOUSE”, ndërsa sipas të dhënve këta persona vepronin në mënyrë të strukturuar në vjedhjen e banesave në qytetin e Shkodrës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com