TIRANE- Qeveria ka miratuar zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut në favor të 53 pronarëve shqiptarë, ashtu si dhe format e përcaktuara në verdikte: kompensimin financiar, me obligacione, si dhe kthimin fizik të pronës së pretenduar.

Këshilli i Ministrave ka publikuar në fletoren zyrtare mënyrat si do ekzekutohen vendimet e “Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për çështjen Karagjozi dhe të tjerë kundër Shqipërisë për ankimet: Karagjozi dhe të tjerë, Koço, Shehu, Dovrani dhe Dume, Sallabanda dhe Hoxha, Goga dhe të tjerë, Tartari, dhe Okaj.