Gjykata e Tiranës arrest me
burg për specialistin e antidrogës

TIRANE - Mbetet në burg deri në fund të hetimeve specialisti i antidrogës në Policinë e Shtetit, Anoril Cani. Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 31-vjeçarin dhe 4 bashkëpunëtorët e tij, Ilir Shehaj, Gentian Gjoka, Madrit Dule dhe Everest Hoxholli.

Anoril Cani, i arrestuar në flagrancë tre ditë më parë me një sasi të konsiderueshme droge, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Gjatë seancës së sotme, Ilir Shehaj ka deklaruar se droga ka qenë e tij dhe se ofoceri Cani nuk ka pasur dijeni për praninë e drogës në makinë. Ndërsa oficeri i policisë Anoril Cani, po ashtu ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni, dhe se makinën e kishte marrë për të takuar të dashurën e tij. Ai u shpreh se ka njohje personale me këta shtetas, por jo përfshirje në trafikun e drogës, informon gazetari i Televizionit A1Report, Arsen Rusta.

Pasi dëgjoi versionin e ish specialistit të antidrogës, gjykatësi Artan Germeni la në burg Anoril Canin dhe pse ky i fundit mohoi të kish dijeni për drogën. Prokurorja Antoneta Sevbdari kërkoi ndaj të akuzuarve masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati Qazim Gjihonaj kërkoi masë më lehtësuese për Anoril Canin “arrest me afat”.

E njëjta masë u vendos edhe ndaj katër bashkëpunëtorëve të Canit, Madrid Dule, Gentian Gjoka, Everest Hoxholli dhe Ilis Shehajn. E ndërsa masa e sigurisë ishte e njëjtë arrest me burg, Ilir Shehaj i njohur me pseudonimin “gjyshi” ka pranuar pronësinë e drogës duke marrë përsipër se vetëm ai kish dijeni për sasinë e sekuestruar dhe shpërndarjen e saj në treg.

Ky rrjet u vu në prangat e policisë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, ku pas përgjimeve që u bë ndaj efektivit Cani u zbulua rrjeti i gjerë.

Përgjimet zbuluan se në rrjetin e narkotrafikut, ishte i përfshirë edhe një prej specialistëve të antidrogës, i cili jo vetëm i informonte anëtarët e tjerë të grupit, por kryente edhe rolin e transportuesit për ta. Operacioni i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm i zhvilluar dy ditë më parë konfirmohet nga burimet e policisë se është pjesë e një hetimi që kish nisur prej disa kohësh.

HETIME NGA SHKB

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kishte nisur hetimet për dy muaj ndaj specialistit të antidrogës Anoril Cani. SHKB hetoi se si Cani u lidh me trafikantët e drogës gjatë kohës që punonte te përgjimet.

Sipas hetimeve Anoril Cani u garantonte trafikantëve të drogës rrugët e transportit të drogës në Shqipëri.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për masën e sigurisë ndaj specialistit të antidrogës por edhe tre personave të tjerë të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, vetëm Ilir Shehaj (njëri prej të akuzuarve) ka pranuar se droga është e tij, ndërsa katër anëtarët e tjrë nuk e kanë pranuar përfshirjen e tyre në trafikun e drogës.

ARRESTIMI ME 15 NENTOR
Një efektiv policie dhe 3 shtetas të tjerë u arrestuan mbrëmjen e 15 nëntorit në flagrancë me 8 kilogramë kokainë dhe 52.3 kilogramë heroinë e pastër. një pistoletë TT, si edhe 3100 € dhe 111. 420 lekë të reja.
Të arrestuarit janë Anoril Naim Cani, i cili është me detyrën specialist në departamentin e antidrogës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gentian Vlash Gjoka, Ilir Petrit Shehaj dhe Madrit Manush Dule.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen