19 të arrestuarit pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike pasditen e 24 janarit ku u hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë drejt Kryeministrisë, Kuvendit dhe Policisë, u lanë të lirë nga Gjykata Penale e Tiranës. Për ta u caktua “detyrim paraqitje”, edhe pse në fakt prokuroria kërkoi për pjesën më të madhe masë më të rëndë, 5 prej tyre “arrest në burg”, 5 “arrest shtëpie” dhe 9 të tjera “detyrim paraqitje”.
Në Gjykatën e Tiranës, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët mbështetën protestuesit e arrestuar.
Në seancën që zgjati gati 4 orë e gjysmë, mbizotëroi qetësia, e cila u prish vetëm në momentet kur gjykata u tërhoq për vendim. Një qytetar debatoi me avokatët mbrojtës të protestuesve gjatë kohës që qëndronin në pritje të vendimit në hollin e gjykatës. Kaq mjaftoi që deputeti i PD-së, Klevis Balliu, dhe eksponentë të tjerë demokrat, të degradojnë konfliktin. Në këtë moment, shihet Balliu që mësyn në derën e Penales me fjalor ofendues.
Sipas avokatëve të protestuesve, të pranishëm gjatë momenteve të incidentit, pretenduan se burri nisi t’i shante dhe të thoshte pse u ofroni mbrojtje kriminelëve që kanë goditur shtetin. Sipas tyre, i kishte kërcënuar se do i vriste të gjithë dhe do i godiste në lule të ballit. Brenda pak minutash burri u neutralizua nga policia dhe u bë shoqërimi i tij nga forcat “Shqiponja” në Komisariatin nr. 3, për të sqaruar situatën.
Në protestën e 24 janarit, prej hedhjes së sendeve të forta, flakadanëve, molotovëve dhe fishekzjarrëve, mbetën të lënduar të paktën 11 efektivë policie, të cilët ishin aty për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit. Prej agresivitetit të protestuesve, që në fillim policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.
Lajm në përditësim....
Një incident u regjistrua në hollin e Gjykatës së Tiranës ndërsa zhvillohej seanca për protestuesit e arrestuar pas protestës së dhunshme të PD. Një burrë u shoqërua nga Policia, pas avokatët e protestuesve pretendojnë se i provokoi.
Në këtë moment, shihet edhe deputeti Klevis Balliu që mësyn në derën e Gjykatës me fjalor ofendues dhe të papërshtatshëm drejt tij dhe e quan provokator. Policia e shoqëroi personin në fjalë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente













Çfarë janë këta RUGAÇËqë ulërijnë nëpër dyert e gjykayave?A ka ligje ky birbo shtetë?Dsri ku shkon ky qamet imunitet?Të hiqet kategorikishfë imuniteti për rdugaçët politik.
Përgjigju