Gjykata e Tiranës lë në fuqi urdhër
arrestin ndërkombëtar për Becchetin

Gjykata e Tiranës lë në fuqi urdhër<br />arrestin ndërkombëtar për Becchetin
Francheso Becheti biznesmeni italian pronari i ish Televizionit Agon Channel dhe Administratori i tij Mauro De Renzis do të mbeten në kërkim nga drejtësia shqiptare deri në momentin e arrestimit të tyre.

Ka qenë gjykata penale e Tiranës që ka rrëzuar kërkesën e Bechetit dhe De Renzit për heqjen e tyre nga kërkimi policor në sistemin Tims dhe Interpol.

Këtë kërkesë avokatët e Bechetit e kishin argumentuar me faktin se Londra ka refuzuar ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë por ka qenë gjykata që ka pranuar pretendimet e prokurorisë për të lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë për biznesmenin italian dhe vartësin e tij.

Becheti dhe De Renzi janë të pandehur të prokurorisë së Tiranës për akuzën e mashtrimit, mos pagimit të taksave pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumenteve.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan