TIRANE - Gjykata e Tiranes ka liruar sot djemtë e Rrapush Xhaferrit, Pëllumb e Përparim Xhaferri pasi që nga muaji janar 2015 dënimi i dhënë për ta prej 10 vitesh ishte shuar dhe gjykimi që kishte filluar që në muajin shkurt përfundoi sot.

Pas këtij vendimi pritet lirimi i tyre nga burgu sot.

Dy djemtë e Rrapush Xhaferrit ish-bosit të firmave piramidale u arrestuan rreth dy javë më parë në banesat e tyre në kryeqytet.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)