Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
Sali Berisha dhe vërtetimi i Gjykatës
TIRANË - Pas marrjes së vulës, tashmë Sali Berisha njihet zyrtarisht si kryetar i Partisë Demokratike nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.
Ky vendim është reflektuar në një dokument zyrtar të siguruar nga gazetarja Danjela Maloku.
Dokumenti i lëshuar nga sekretarja e regjistrit të partive politike, Besa Korbeci, ku thotë qartë se kryetar i PD-së është Sali Berisha.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh ligjore dhe politike brenda Partisë Demokratike për çështjen e drejtimit të saj.
Konflikti për kreun e PD-së nisi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar nga ish-kryetari Lulzim Basha, si pasojë e shpalljes së tij "non grata" nga SHBA në vitin 2021. Ky veprim shkaktoi ndarje të thella brenda partisë dhe përshkallëzoi përplasjet politike dhe juridike.
Pas një sërë kuvendesh dhe referendumeve të organizuara nga mbështetësit e Berishës, në dhjetor të vitit 2021, u deklarua përmbysja e vendimeve të Bashës dhe zgjedhja e Berishës si lider i PD-së. Ky vendim u sfidua në gjykatë nga palët rivale, duke rezultuar në një betejë të gjatë ligjore për vulën dhe drejtimin zyrtar të partisë.
Vendimi i fundit nga Gjykata e Tiranës, i reflektuar në dokumentin e firmosur nga sekretarja e regjistrit të partive politike, vulos zyrtarisht drejtimin e PD-së nga Berisha. Kjo ngjarje mbyll një kapitull të rëndësishëm konfliktesh brenda partisë, duke i dhënë Sali Berishës legjitimitetin për të udhëhequr Partinë Demokratike.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Tiranë/ 81 vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall Bastar, dyshohet se është vrarë! Ekspertiza: Ka dëmtime në kokë shkaktuar nga sende të forta (EMRI+FOTO)
15 Janar, 10:41
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai në SPAK për rreth 1 orë: Dhashë disa shpjegime shtesë nga kallëzimi i 2023-shit
15 Janar, 10:07
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Eliminimi nga Kupa sjell kaos te Tirana, Halili 'mediton' shkarkimin e Maganit
15 Janar, 08:28
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
Tani Edi Rama e ka tē sigurt fitoren me ktė lloi monstre me emrin Sali Sheqere Bajga.
Përgjigju