Gjykata e Tiranës rrëzon Gjikën
kërkoi pushimin e çështjes

Gjykata e Tiranës rrëzon Gjikën<br />kërkoi pushimin e çështjes
TIRANË - Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar sot shpresën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, për të shpallur të pavleshme dhe jashtë afateve aktet proceduriale të hetimit të prokurorosë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës ndaj tij.

Gjyqtari Arben Micko, pasi dëgjoi katër faqet e konkluzioneve të prokurorëve u dha të drejtë argumentimit se për ta çështja ndaj Gjikës ka nisur në 23 korrik të vitit 2013 kur është ngritur dhe akuza ndaj tij dhe jo në 21 shtator kur nisën hetimet ligjshmërinë e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në shtator të vitit 2012, apo në veprimet proceduriale të 19 shkurtit të vitit 2013. 

Kreu i Bashkisë së Vlorës, i cili ishte prezent në seancë tha se është një proces i montuar politiksht ndaj tij.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, për pushimin e çështjes së ngritur ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Vlorës.

Vendimi është marrë një javë pasi Gjika kishte dorëzuar në gjykatë këtë kërkesë. Gjika akuzohet për shërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
 
Sipas kryebashkiakut të Vlorës, gjykata duhej të pushonte çështjen pasi kanë kaluar të gjitha afatet e hetimit dhe ato të gjykimit.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, i cili ishte prezent në seancë tha se është një proces i montuar politikisht ndaj tij.

Gjika akuzohet për abuzime në dhënien e ljeve të ndërtimit në dy raste nga prokuoria. Funksioni i tij si kryetar bashkie u përdor si argument nga prokuoria për të zhvendosur procesin ndaj tij nga Vlorë në gjykatën penale në Tiranë. 

Sipas avokatëve mbrojtës të Gjikës, i pavlefshëm ishte dhe akti i ekspertimit që prokuroria ka kryer për dy pallatet pa lejë në Vlorë. Për pasojë,sipas avokatëve gjatë veprimeve hetimore ishin shkelur dhe të drejtat e njeriut.

Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe Eleni Dardha, Gëzim Peta, Gentian Sherifaj, Gerti Liçaj, Mustafa Tartari, Aleks Ahmetaj dhe Artan Ferhati, kryesisht punonjës të bashkisë së Vlorës.

Në fund gjyqtari Arben Micko ka vendosur që seanca tjetër të bëhet ditën e hënë në datën 17 mars 2014.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot