Gjykata e vulës desh shurdhoi SPAK-un

Gjykata e vulës desh shurdhoi SPAK-un

‘E vulës’, po them pa asnjë ngarkesë negative, veçse që të mos lodhemi me emrin e gjatë.

Edhe fjala ‘shurdhoi!’, në këtë rast merr kuptimin e fenomenit të zhurmimit të valëve të një mjeti transmetues, ose edhe kakofoninë mes gjallesash ku i pari nuk dëgjon të dytin. Nëse dje, SPAK nuk do të kishte thërritur Monika Kryemadhin nën hetim pasuror, aq më tepër të mos kishte thërritur sot burrin e saj Ilir Meta, me siguri do të kishim një ndërhyrje me dëm në valët e SPAK dhe do të fantazohej se ‘edhe SPAK iku’.

Gjykata e Apelit në bulevardin ‘Zhan D’ Dark’ goditi sinjalin e qartë të SPAK në rrugën ‘Don Bosko’, në daljen perëndimore të Tiranës.

Brenda ditës ndryshoi gjithë situata. Njerëzit që i kanë sy e veshë drejtuar nga SPAK, desh menduan se ‘me kaq mbaroi edhe Drejtësia e re!’.

-A i dhatë vulë Berishës? Mbajeni tani e na dërgoni në burg të gjithë ne viktimat!- u shprehën shumë njerëz.

Dikush qe edhe më i çmendur e stampoi vulën në ballë dhe iu drejtua selisë ku mendoi se do të gjente Berishën jo në arrest.

‘E mori vulën gjigandi!? Tani jepini urgjent zyrën e Ramës!’, thanë disa që kishin veshur tirq leshi dhe xhamadan të kuq.

Por nuk po i konsideroj këta ca të çmendur. Në publik, vendimi i ‘Gjykatës së Vulës’ shkaktoi shurdhim në valët mes qytetarëve dhe Drejtësisë së re. Cilin të besonin, zërin e SPAK apo zërin e Gjykatës së Apelit? Sepse është momenti shumë delikat, njerëzia këtu duket sikur pret te salla e operacionit në spitalin ku do të ndëshkohet krimi dhe do të shërohet trupi i shoqërisë sonë. Është koha kur edhe ata dhjetë vetë që shfaqen mbrëmjeve poshtë ballkonit, as vetë këta nuk e besojnë se do ta gjejnë Salën aty ku e lanë. Pastaj publiku dëshmitar e viktimë njëkohësisht, i bëmave kriminale të Berishës & Family & Co., presin ndëshkimin me mbyllje në qeli të fajtorëve.

A duhet folur ndonjëherë qartë? Tani pritet burgosja e Sali Berishës dhe e Ilir Metës.

Këtë zë desh e shurdhoi Gjykata e Apelit që i dha Berishës vulën e PD.

Fillimisht Gjykata rrëzoi dikë dhe ngriti dikë tjetër. Rrëzoi vetë historinë tonë politike dhe vetë Amerikën si aleat; ndërsa ngriti gjykatësin në oborrin e Berishës, Zhukri.

Zhukri, gjysmë shofer, gjysmë gjykatës dhe i tëri në shërbim familjar të Berishës, bëri harakiri, i dha vulën Berishës, e pastaj i duhej të largohej nga sistemi i Drejtësisë edhe për krim pasuror.

Po Amerika? Amerika kishte deklaruar se nuk e njeh Berishën me vulë të PD-së ose nuk njeh fare një PD me vulë në dorë të Berishës. Kjo ra.

Gjykata e Apelit ‘shurdhoi’ dy kolonat mbajtëse të ekuilibrit tonë shtetëror e kombëtar: SPAK-un dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjykata ka përsëritur njëmijë herë se ‘nuk merret me politikë’. Ndoshta edhe në këtë rast kështu do të thotë. Por pikërisht këtu është marrë me politikë. Edhe sikur të mos ia jepte vulën Berishës, prapë ‘do të ishte marrë me politikë’.

Por cila është politika e dobishme për shtetin dhe për kombin!?, kjo është çështja: Kundër krimit apo kundër SPAK-ut?.

Të hedhësh një gur e të shurdhosh gjithë zërat dhe shpresat e qytetarëve për Drejtësi, kjo ishte ajo që ndodhi në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ Tiranë 1000.

Po të mos ishin thërritur në SPAK dje Monika e sot Iliri, zëri rreth SPAK nuk do të dëgjohej më si i qartë. Pale, sikur të vonohet procesi i Berishës!? Njerëzit do të thonë se ‘dikush po ia kreh bishtin andej nga Drejtësia!’.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?